-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë/ Grenell: Gjykata e korruptuar, t’i ndërpritet financimi

Kryesoret

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell i ka cilësuar Dhomat e Specializuara si të korruptuara. Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka kërkuar që të ndërpritet financimi për to. Grenell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke thënë se ai është arrestuar pesë vjet më parë dhe ende po mbahet.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” ka shkruar Grenell.

Të premten në Tiranë u zhvillua protestë për të kundërshtuar ecurinë e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit