Kandidati i koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti në një konferencë për mediat i uroi fitoren Ali Ahmetit në komunën e Pllasnicës. Në Çair, Mexhiti, tha se fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike.
“Sot me zemrën plotë dua të them me zë të lartë fituan shqiptarët dhe një klasë politike u penisonu”, tha Mexhiti.
Sipas tij, Çairi mbrojti nderin e të gjithë shqiptarëve. “Është fitore e një klase politike që erdhi dhe solli ndryshim dhe po bën ndryshimin”, tha Mexhiti. Ai kërkoi nga kundërshtari i tij Ali Ahmeti që të shkojë në pension.