-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti: Albin Kurti u përzi në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Kryesoret

Maqedonia e Veriut po mban këtë të diel zgjedhjet lokale. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka cilësuar shumë të rëndësishme, jo vetëm për nga karakteri lokal, por politik në përgjithësi. Në një komunikim me gazetarët, ai tha se mënyra sesi shkon procesi, janë pasqyrë e qeverisë.

“Uroj që këto zgjedhje me shumë rëndësi të shkojnë në proces të rregullt, të mbarë dhe të drejtë, të pranueshëm prej të gjitha palëve. Janë zgjedhje të rëndësishme edhe për nga karakteri politik.

Përgjegjësia mbi tërë procesin bie mbi ekzekutivin e vendit, besoj se qytetarët do t’i përgjigjen si proces, por dhe si rëndësi që kanë këto zgjedhje.

Zgjedhjet dhe standardi që ushtrohet në zgjedhje janë pasqyra e vetë shtetit, shkalla që arrihet në demokraci”, u shpreh ai.

Kishte dy fjalë për Albin Kurtin. “Albin Kurti ka qenë sepse ka qenë përfaqësuesi i tij (në Maqedoni). Me siguri ata e thirrin për t’u ndihmuar, por nuk u ndihmon gjë tash.

Unë asnjëherë nuk kam ndërhy, as nuk jam përzi në zgjedhje në Kosovë, as në Shqipëri. Neve na duhet marrëdhënie të mira si shqiptarë”, tha Ahmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit