Ditën e sotme në kryeqytet zhvillohet “Maratona e Tiranës 2025”. Në kuadër të këtij aktiviteti, policia ka publikuar planin e masave, ku në disa segmente rrugore do të ketë kufizim të qarkullimit. Kufizimi fillon nga ora 08:00 dhe zgjat deri në orën 16:00.
Segmentet e prekura përfshijnë:
-
sheshin “Nënë Tereza”,
-
bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
-
rrugën “Ismail Qemali”,
-
bulevardin “Bajram Curri”,
-
rrugën “George W. Bush”,
-
bulevardin “Zog I”,
-
Rrugën e “Durrësit”,
-
Rrugën e “Kavajës”,
-
”Myslym Shyri”,
-
”Ibrahim Rugova”,
-
”Ded Gjo Luli”, etj.
-
Pezullohet itinerari i mjeteve të transportit urban përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”.
-
Brenda Unazës së Madhe ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit të përzier, teknologjik dhe të pasagjerëve (përveç atyre urbanë).
-
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.
-
Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me mjete dhe të respektojnë udhëzimet në terren.









