Kryeministri Edi Rama e vlerësoi organizimin e suksesshëm të Maratonës së Tiranës, duke e cilësuar atë si një nga realitetet më të bukura të kryeqytetit.
Ai theksoi se maratona, e cila dikur ishte një ambicie, tani është pjesë e denjë e stacioneve të klubit europian të maratonistëve, falenderuar pjesëmarrësit dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës.