-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Itali, tre djem 20-vjeçarë vdesin në rrugë

Kryesoret

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 19 tetor 2025, në Asiago të Italisë ka shkaktuar vdekjen e tre të rinjve rreth moshës 20 vjeç.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Via Verdi, në provincën e Vicenzës, rreth orës 03:30, kur një automjet tip Peugeot 207, me pesë pasagjerë, humbi kontrollin dhe u përplas me shatërvanin në qendër të rrethrrotullimit.

Përplasja ishte fatale për tre prej të rinjve, të cilët ndërruan jetë në vend. Viktimat janë banorë të komunave Lusiana Conco dhe Creazzo, në zonën e Vicenzës.

Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë që ndodheshin në makinë – të dy 21 vjeç – u plagosën. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Bassano del Grappa, me dëmtime serioze në kokë dhe trup, ndërsa tjetri ka marrë lëndime më të lehta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit