-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ndihmë, ndihmë”! Qyteti në zi, dyshimet, si ndodhi tragjedia e të rinjve?

Kryesoret

Tragjik ishte aksidenti i mbrëmshëm në Itali, ku 21 persona humbën jetën. Ndërkohë, tragjedia thellohet edhe më shumë, pasi në autobus udhëtonin turistë të rinj, ndërsa mes viktimave janë dhe dy fëmijëve.

Aksidenti ndodhi në mbikalimin e Mestres, provincën Venecias. “Jemi përballë një tragjedie të rinjsh”, tha një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit.

“Ndihmë, ndihmë”, dëgjoheshin lutjet brenda autobusit të personave që mbijetuan. Ndërsa një baba ka shpëtuar vajzën e tij të vogël duke e nxjerrë nga dritarja.

Autobusi ra nga 10 metra dhe mori flakë, shefi i zjarrfikëses: Njerëzit u bllokuan brenda

Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.

Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit. Më pas mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.

Tragjedia me 21 viktima në Itali, kryetari i Venecias: Një skenë apokaliptike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit