Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç. Viktima kanë mbetur Merjeme Azisllari, nëna dhe Luka Azisllari, djali i mitur 14 vjeç. I lënduar ka mbetur dhe fëmija tjetër, vetëm 6 vjeç, e cila ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike.
Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim “laji, shpëlaji”. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.
Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë.
Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës.
I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.”, tha fqinja e dy viktimave, Benereta Pashollari.
‘Fëmijët ishin me autizëm’- Fqinji rrëfen tragjedinë në Maliq: Ishin keq ekonomikisht