-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqtari Kalaja kërkon shtyrje dhe rishikim të thellë të Kodit të ri Penal

Kryesoret

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Florjan Kalaja, ka shprehur rezerva serioze ndaj mënyrës së hartimit dhe promovimit të projekt-Kodit të ri Penal. Në një analizë të zgjeruar, ai denoncon mungesën e transparencës dhe përjashtimin e zërave profesionistë nga procesi, duke e cilësuar atë si një “fakt të kryer” të imponuar me turravrap institucional.

Kalaja ngre shqetësimin se procesi 6-vjeçar i hartimit është zhvilluar në heshtje dhe pa përfshirje të vërtetë të gjyqtarëve, prokurorëve, akademikëve apo shoqërisë civile. Ai thekson se një ligj me rëndësi kaq të madhe, që prek të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, nuk mund të miratohet pa debat të thelluar dhe analizë të strukturuar.

Me shqetësim të veçantë, Kalaja kundërshton mënyrën se si janë organizuar tryezat “konsultuese”, të cilat sipas tij janë thjesht fasadë për të legjitimuar një dokument të përfunduar. Ai propozon ngritjen e një grupi të pavarur oponence që të shqyrtojë projektin në mënyrë të thelluar dhe gjithëpërfshirëse, si dhe shtyrjen e afatit të debatit publik përtej vitit 2025.

Sipas Kalajës, nuk duhet të ketë nxitim për miratimin e një Kodi Penal me 952 nene, që synohet të hyjë në fuqi vetëm 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ai paralajmëron se një proces i tillë jo vetëm që rrezikon të prodhojë një ligj problematik, por do të kërkojë rishikim të shpejtë pas miratimit, ashtu siç ka ndodhur me nisma të mëparshme legjislative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit