Reali i Madridit fitoi mbrëmjen e djeshme përballë Gedafes me një gol të Mbape 10 minuta nga fundi i ndeshjes duke marrë kreun e kampionatit me dy pikë më shumë se Barcelona.
Në Itali, Milani fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentinës në “San Siro” dhe mori kreun e renditjes së Serisë A.
Robin Gosens shënoi golin e parë për Fioren, por kuqezinjtë reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 63, me një goditje nga jashtë zone të Rafael Leaos, i cili shënoi edhe golin e dytë.