-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt për 150 mijë euro, trafikanti kapet në Dubai

Kryesoret

Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar në Dubai.

Vrasja e shqiptarit ndodhi të dielën e 20 shtatorit 2020, në plazhin e Torvaianicës. Porositësi i krimit sipas mediave italiane u prangos më 10 tetor, në Abu Dhabi.

Altin Sinomati dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, duke i dorëzuar atij fizikisht shumën prej 150.000 eurosh.

Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.

Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Giuseppe Molisso së bashku me Leandro Bennato.

Organizata u shpërbë gjatë një operacioni policor të kryer më 18 mars 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit