Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me intensitet në gjithë vendin. Ashtu siç njoftoi kryeministri Edi Rama, operacioni do të vazhdojë deri në lirimin e çdo hapësire që është zënë padrejtësisht, me qëllim që t’i kthehet qytetarëve.
“Në çdo rrugë e lagje, deri në fund,” shkruan Rama në postimin e tij në Facebook, ku bashkëngjiti edhe një video që dokumenton punën në terren.
Ky aksion synon të krijojë më shumë hapësira të lira për komunitetin dhe të përmirësojë cilësinë e jetës në qytetet tona.








