Në kuadër të konferencës për 30-vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama vuri në dukje rolin thelbësor që ky institucion ka luajtur në ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt demokracisë dhe integrimit europian.
Në fjalën e tij, Rama e përshkroi Komisionin e Venecias si një partner të ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit demokratik të vendit.
“E ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar dje për tu transformuar nga një vend i sapodalë prej diktaturës në një vend që synon të ulet në tryezën e BE. Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990, Komisioni i Vencias si një fëmijë i Europës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njehsuar në parimet e demokracisë dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e rritjes dhe të forcimit të influencës së Komisionit të Vencias mbi procese që në vende si Shqipëria kanë pasur në vazhdimësi nevojat e ndihmës e një mbështetje mençurie dhe nevojën e një asistenti, se nuk është gjykatës, por një asistenti bujar dhe të paanshëm të çdo vendi në kërkim të standardeve më të mira”, tha Rama.