-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sefa në “5Pyetjet”: Presidenti nuk shkarkohet me akuza politike, opozita të veprojë ligjërisht

Kryesoret

I ftuar në “5Pyetjet” në Report TV, avokati Indrit Sefa komentoi mbi qëndrimin e opozitës përballë veprimeve të Presidentit të Republikës, duke vënë në dukje se ka mekanizma ligjorë për të verifikuar shkeljet e mundshme, përfshirë edhe rastet kur Presidenti mund të ketë ushtruar veprimtari të papërshtatshme gjatë mandatit.

“Kur ju mungon mandati secilit prej jush, kur i mbaron gjyqtarit në këtë apo atë datë, pse nuk është çuar dekretimi në Gjykatën Kushtetuese? Le ta shohin atje nëse do të fitojnë apo jo.

Në vitin 2024, firma ka marrë 140 mijë euro. Kam parë denoncimet e grupit parlamentar. Gjithë korrupsioni për tre vite nga Presidenca është faktuar dhe dokumentuar.

Dhe po e them qartë: nëse opozita merr një dekret dhe sheh që Presidenti ka punuar edhe një punë të dytë gjatë mandatit, atëherë duhet ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ajo është institucioni që vendos nëse ka shkelje të Kushtetutës apo jo.

Nuk mjafton vetëm denoncimi politik duhet veprim institucional. Kushtetuta i jep mjetet opozitës për të ndërmarrë hapa konkretë”, shprehet Sefa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit