-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5Pyetjet”: Presidenti mbrohet nga Kushtetuta, shkarkimi kërkon shkelje të rënda

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5Pyetjet” në Report TV me Ilir Babaramon, juristi Kreshnik Spahiu komentoi mbi diskutimet e fundit në skenën politike për një mundësi shkarkimi të Presidentit të Republikës.

Ai theksoi se Kushtetuta e Shqipërisë e mbron Presidentin gjatë ushtrimit të funksionit të tij dhe se për shkarkim kërkohen kritere shumë më të forta se sa ato që janë përmendur deri tani në opinionin publik.

“Presidenti i Republikës nuk mban përgjegjësi për detyrat e tij gjatë kohës që është në detyrë. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qartë se presidenti gëzon imunitet të veçantë. Mund të ketë shkelje nga ana e tij, por a janë ato shkelje të rënda që justifikojnë shkarkimin? Kjo është çështje interpretimi.

Mund të ketë pretendime, madje edhe Partia Demokratike mund të paraqesë prova për shkarkim, por kjo nuk mjafton sepse Kushtetuta e ka mbrojtur presidentin. E njëjta situatë është parë edhe më parë, si në rastin e Ilir Metës.

A ka pasur shkelje nga presidenti? Po. Por a janë ato ‘shkelje të rënda kushtetuese’? Unë nuk i shoh si të tilla. Nëse do të marrim si argument faktin që djali i Presidentit merr një pagë prej 3000 eurosh dhe këtë ta përdorim si bazë për shkarkim, atëherë nuk kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese.

Presidenti mund të shkarkohet vetëm në dy raste: kur ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës, ose kur ka kryer krime të rënda. Por jo për arsye të natyrës së rrogës që merr një i afërm i tij. Korrupsioni dhe krimi në Shqipëri janë një problem serioz, por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me prova që e përmbushin kushtin për shkarkim”, shprehet Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit