Dy kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan të fusin në Shqipëri 100 kilogramë kanabis, të ndarë në dy valixhe.
Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara, dhe kishte si destinacion final Shqipërinë.
Pas një sinjalizimi nga autoritetet e huaja, dy personat u ndaluan në aeroport dhe rasti iu referua Antidrogës së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Kanabisi i sekuestruar kishte përqindje të lartë THC dhe vlerë të madhe në tregun e narkotikëve.