Barcelona shkatërroi Olimpiakosin me rezultatin e thellë 6-1 në shtëpi në Champions League.
Pjesa e parë u vendos nga dopieta e Fermin Lopez në minutat 7 dhe 39. Grekët ngushtuan diferencat në minutën e 54-t me El Kaabi, por një karton i kuq 3 minuta më vonë, ndryshoi gjithçka.
Barcelona shënoi edhe katër herë të tjera, për të vulosur fitoren e thellë. Lopez kompletoi tripletën, ndërsa Rashford realizoi dopietë. Goli tjetër u shënua nga Lamine Yamal.
Barcelona ngjitet në renditje dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas tre raundeve.