Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë i Francës që burgoset pas vitit 1945, duke shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë vendit. Ai u dërgua sot në mëngjes në burgun La Santé, në Paris.
Momenti i mbërritjes së tij u shoqërua me brohoritje nga të burgosurit, të cilët thërrisnin: “Mirëserdhe, Sarkozy!” dhe “Sarkozy është këtu!”, sipas raportimeve të agjencisë AFP.
Sarkozy është dënuar me pesë vjet burgim, nga të cilat një vit do ta vuajë në qeli. Ai u shpall fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007, e cila, sipas prokurorisë, u mbështet ilegalisht nga ish-diktatori libian Muamar Gaddafi.