Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi, 59 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punës.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për procedurat e mëtejshme.








