-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit Pacolli–Rama

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për përfshirje në atë që ai e cilësoi si një skandal korruptiv lidhur me Aeroportin e Vlorës.

Sipas tij, konflikti mes aksionerëve të projektit shpërtheu publikisht tre javë më parë, pasi biznesmeni Behgjet Pacolli u pa duke dalë nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se aeroporti ka dështuar ende pa nisur funksionimin dhe e cilësoi ndërhyrjen e kryeministrit në përplasjen mes ortakëve si një veprim të paprecedentë që, sipas tij, tregon përfshirjen direkte të shtetit në këtë konflikt.

“Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të funksionojë. I ndërtuar mbi një korrupsion të tmerrshëm, ngrehina u shemb para fillimit të funksionimit.
Mediat dhe qytetarët shohin një përballje mes aksionerëve dhe në këtë aspekt kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme.
Afera eksplodoi 3 javë më parë kur biznesmeni Behxhet Pacolli doli nga zyra e Ramës.
Ata mund të kenë mosmarrëveshje me njëri tjetrin por që një kryeministër të implikohet në përballjen mes dy ortakëve, kjo është gjëja më e pazakontë, moment që flet shumë më tepër se sa të gjitha të tjerat.
Kemi të bëjmë jo thjeshtë me një përballje mes dy aksionerëve, por me përballje mes shtetit dhe aksionerëve”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit