Politologu Ermal Hasimja ka rrëfyer se përse vendosi të mbështeste Florjan Binajn për bashkinë e Tiranës.
“Florjani më mori në telefon, më kërkoi që ta mbështesja dhe për aq kohë sa kemi të njëjtat objektiva të njëjtat vlera dhe parime, pse jo dhe unë i kam thënë siç e kam thënë dhe publikisht jam i gatshëm ta mbështes.
Nuk ka rëndësi a jam unë apo është Flori apo dikush tjetër. Në fund të fundit prioriteti i gjithë kësaj gjëje është të ndryshojë Tirana për mirë”, tha Ermal Hasimja.
Por, cili do të jetë roli i Ermal Hasimes në fushatën e aktorit të humorit që aspiron të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë?
“Është vështirë ta thuash se tani po krijohen grupet, pasi një grup do merret me pjesën e strategjisë, një grup me problemin e organizimit, strukturimit të fushatës, logjistikën etj.
Kontributi më natyrshëm për mua do ishte tek pjesa e strategjisë dhe programit. Për aq sa mua do me kërkohet ndihmë dhe mbështetje do të jem plotësisht i gatshëm t’ia ofroj”, thotë Hasimja./TCH