-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga noti në ecje, zbulohet rruga e dyshimtë e autorit të dyshuar në vrasjen e Finikoundës

Kryesoret

Në rastin e vrasjes së dyfishtë më 5 tetor në Finikounda, Greqi, autoritetet kanë zbuluar detaje të reja që hedhin dyshime mbi rrëfimin e njërit prej dy të arrestuarve, të moshës 22 vjeç.

Ai pretendonte se ishte arratisur duke notuar deri në Kalamata, por pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se pasditen e ditës së vrasjes ai u pa duke ecur në stacionin e autobusëve, me rroba të ndryshme nga ato të natës së krimit.

Gjatë marrjes në pyetje, dy të rinjtë kanë fajësuar njëri-tjetrin për ngjarjen, ku njëri pretendohet të jetë autori i vrasjes.

Avokati i 22-vjeçarit greko-britanik tha se klienti i tij mohon se ka qenë autori fizik dhe qëndron prapa deklarimit se bashkëpandehuri është ai që hyri në vendin e ngjarjes.

Ai shton se nuk njihte viktimat dhe se nuk kishte qenë më parë në Finikounda.

Gjithashtu, për identifikimin e tij nga dëshmitari okular, avokati theksoi se ka pasaktësi dhe se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e aktit me armë.

Hetimet vazhdojnë ndërsa prokuroria përgatitet për fazat e mëtejshme të çështjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit