-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje përpara Parlamentit të Beogradit, një i arrestuar për tentativë vrasjeje

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot para godinës së Parlamentit në Beograd, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Autori, Vladan A., 70 vjeç, u arrestua menjëherë nga policia.

Sipas raportimeve, ai më parë i vuri flakën një tende të ngritur para parlamentit, hodhi brenda një grusht plumba dhe më pas qëlloi me armë zjarri.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

I plagosuri, Milan B., 57 vjeç, u dërgua në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Në mesditë pritet një konferencë e jashtëzakonshme nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve në vendngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit