-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punëtori i karburantit në Manzë: Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ishin djem të sjellshëm

Kryesoret

Një punëtor i karburantit pranë vendit ku ndodhi tragjedia në Manzë, ku dy të rinj humbën jetën pas një konflikti të shkaktuar për një çështje të parëndësishme, ka dhënë deklaratën e tij për mediat. Ai ka treguar se dy viktimat, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti, ishin persona të sjellshëm dhe nuk njihte ndonjë problem mes tyre.

Punëtori tha se në momentin kur mbërriti në vendin e punës në mëngjes, kishte gjetur karburantin dhe ambientet përreth kafenesë të rrethuar me shiritat e policisë që paralajmëronin skenën e krimit. Ai nuk kishte dijeni mbi detajet e ngjarjes dhe tha se kishte pyetur personat përreth, ku i ishin thënë vetëm se kishte ndodhur një ngjarje dhe se duhej të qëndronte larg.

“Kur erdha në mëngjes, gjeta karburantin të rrethuar me shiritat ‘Ndalohet, skenë krimi’. Nuk di më shumë, vetëm që ka ndodhur një ngjarje dhe policia ishte aty,” tha ai, duke shtuar se nuk njihte të dy të rinjtë personalisht dhe se ata nuk qëndronin shpesh në zonë.

Ndërsa u pyet nëse policia kishte marrë kamerat e sigurisë dhe nëse ato ishin funksionale, punëtori u përgjigj se nuk kishte informacion për këtë çështje.

Ngjarja e rëndë që shkaktoi vdekjen e Flor Paluçit dhe Aranit Kurtit ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet e policisë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit