-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i Berlinit mbledh liderët e rajonit/ Londra pret vendimet e radhës

Kryesoret

Të mërkurën në Londër zhvillohet Samiti i Berlinit, ku udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me përfaqësues të lartë britanikë dhe evropianë. Vëmendja këtë vit do të jetë te çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migracionit.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë pas disa përplasjesh në distancë, veçanërisht lidhur me tubimin për UÇK-në në Tiranë dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale.

Gjatë Samitit pritet të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për Tregun e Përbashkët Rajonal si dhe për bashkëpunimin energjetik, ndërkohë që liderët do të mbajnë edhe fjalime në panele të ndryshme që trajtojnë vizionin strategjik, rritjen ekonomike, migracionin dhe sigurinë.

Samiti është pjesë e Procesit të Berlinit, një platformë që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe të përshpejtojë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit