Dinamo zhvillon sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes ndaj Vorës, ku synon rikthimin te fitorja pas barazimit të fundit.
Trajneri Daja do të jetë pa Lorranin, i pezulluar për shkak të kartonit të kuq, dhe pa Karambën, i dëmtuar.
Në vend të tyre pritet të aktivizohet Faton Neziri, ndërsa Qefalija rikthehet në mesfushë.
Përgatitjet janë në përfundim dhe nesër do të zbulohet formacioni për ndeshjen.








