-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina: Dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugë për paqen në Ukrianë

Kryesoret

Kina ka shprehur kundërshtimin e saj të fortë ndaj paketës së fundit të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke e konsideruar vendimin si të dëmshëm dhe jo konstruktiv. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se Kina ka dërguar një protestë të fuqishme ndaj BE-së dhe i bëri thirrje që të ndalojë veprimet që kërcënojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Ai theksoi se Kina nuk është pjesë e konfliktit Rusi-Ukrainë, nuk ka furnizuar me armë palët në konflikt dhe ka një politikë të rreptë kontrolli për eksportin e produkteve me përdorim të dyfishtë. Për Kinën, zgjidhja e vetme e qëndrueshme mbetet dialogu dhe negociatat paqësore.

Sanksionet e BE-së përfshijnë masa kundër bankave ruse, bursave të kriptomonedhave dhe kompanive në Indi dhe Kinë. Ndërkohë, SHBA vendosi sanksione të reja ndaj dy kompanive kryesore ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil, për shkak të mungesës së përkushtimit të Moskës ndaj procesit të paqes.

Guo paralajmëroi se “presioni i vazhdueshëm nuk do të zgjidhë asnjë problem”, duke kujtuar se konflikti ka shkaktuar një numër të madh viktimash dhe përmasa të mëdha humanitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit