Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se samiti i planifikuar në Budapest me homologun amerikan, Donald Trump, do të shtyhet.
Ai theksoi se takimi do të mbahet vetëm pasi të jenë bërë përgatitjet e nevojshme, duke nënvizuar se dialogu është më i mirë se përballjet dhe konfliktet.
Takimi ishte paralajmëruar pas një telefonate mes dy udhëheqësve, por presidenti amerikan njoftoi më pas shtyrjen e tij.
Në të njëjtën kohë, SHBA vendosi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.
Putin i cilësoi këto sanksione si një “veprim jo miqësor” dhe një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë.
Megjithatë, ai shtoi se këto kufizime nuk do të ndikojnë rëndësisht në ekonominë ruse, duke theksuar se “asnjë vend që respekton veten nuk bën asgjë nën presion”.









