Policia e Kufirit në Korçë ka ndaluar një 35-vjeçar që tentonte të largohej në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se, më 4 tetor, kishte goditur me thikë gjyshin e tij, duke e plagosur rëndë.
I arrestuari Valis Shoshari, banues në Bilisht, u kap nga shërbimet e kufirit në afërsi të fshatit Vërnik, Devoll.
Pas verifikimeve, ndaj tij u ekzekutua urdhri i ndalimit i lëshuar nga Prokuroria e Korçës, për veprat penale “Vrasja për shkak të ndryshimeve familjare” në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.”
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe motivit të sulmit.