-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKU bllokon sasi PMB për shkelje të afateve në Durrës dhe Lezhë

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se ka vijuar inspektimet e subjekteve që tregtojnë Produkte të Mbrojtura me Bar kod (PMB) në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Gjatë kontrolleve të fundit, inspektimet në Tiranë janë përfunduar pa shkelje të kërkesave ligjore.

Në Durrës, një inspektim ka rezultuar me bllokimin e 3,000 kg PMB për mospërputhje të ruajtjes së afatit në etiketë, ndërsa inspektimi tjetër ka përfunduar pa shkelje.

Në Lezhë, një inspektim ka çuar në bllokimin e 977 kg PMB për të njëjtën shkelje, ndërsa një tjetër subjekt ka marrë masën administrative “paralajmërim”.

AKU thekson se do të vazhdojë kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor se vepron në përputhje me legjislacionin në fuqi për garantimin e sigurisë ushqimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit