E ndërsa Belinda Balluku pritet të merret e pandehur, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale një video nga interpelanca e zhvilluar tre vite më parë në Kuvend për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke risjellë në vëmendje një nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama.
“Tenderi u ndryshua vetëm 4 ditë para afatit për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar. Konkurrentët u përjashtuan, dokumentet u falsifikuan dhe garancia e shtetit u kthye në mburojë për klientët e pushtetit”, – shkruan Tabaku.
Ajo shton se, pavarësisht se gjykata ka urdhëruar publikimin e kontratës, qeveria vijon ta mbajë atë të fshehtë, duke pyetur publikisht: “Pse fshihen faktet nëse gjithçka është e ligjshme?”.
Postimi i plotë
3 vjet më parë në interpelancën për Aeroportin e Vlorës! Një koncesion që fluturon mbi ligjin!
1️⃣ Tenderi u ndryshua vetëm 4 ditë para afatit, për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar.
2️⃣ Konkurrentët u përjashtuan, dokumentet u falsifikuan dhe garancia e shtetit u kthye në mburojë për klientët e pushtetit.
3️⃣ Kontrata mbahet e fshehtë, edhe pse gjykata ka urdhëruar publikimin. Pse fshihen faktet nëse gjithçka është e ligjshme?
4️⃣ 138 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve janë garantuar në rast dështimi – fitimet për oligarkët, humbjet për qytetarët.
5️⃣ BE ka konstatuar shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare.
Kur zv Kryministrja që firmosi këtë aferë është nën hetim, drejtësia duhet të veprojë pa frikë e pa vonesë.
Askush, as ministër, as kryeministër, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.








