Nuk ka shqiptar të moshës madhore në Maqedoninë e Veriut të mos e kujtojë dymbëdhjetë gushtin e vitit 2001 kur qielli mbi fshatin Luboten në afërsi të Shkupit u nxi nga tymi i shtëpive të djegura dhe kur nga ai fshat u dëgjuan britmat e njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur nga askush. Dhe kur me dhjetëra prej tyre, përfshi edhe një engjëll gjashtëvjeçar, u vranë nga ushtria maqedonase.
Dhe dhembjen e atëhershme e ndanë së bashku të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, sepse ajo ishte shumë e madhe që t’u lihej mbi shpinë vetëm lubetenasve. Me siguri që asokohe nuk ka mundur të ketë pasur shqiptar që do kishte besuar se do vinte dita kur 400 banorë të këtij fshati, me votën e vetë, do e përkrahnin pasardhësin e atij që shkoi në gjykatën e Hagës si organizator i kësaj masakre?!
Dhe kuptohet, edhe këtë turp dhe perversitet politikë tani duhet ta ndajmë së bashku të gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë, sepse ai më së paku u takon hallexhinjve të manipuluar të Lubotenit, të cilët koncept të vetë politik kanë si të mbijetojnë në këto kohë kur ky vend bëhet parajsë për politikanët, e ferrë për banorët e tij.
Pra ky perversitet dhe turp politikë na takon neve atdhetarëve, patriotëve, drejtuesve të partive të angazhuara për të drejtat e shqiptarëve…., pra neve që jemi aq të pisllaftë, aq pa dinë e iman, aq pa dinjitet, aq të pafytyrë…, saqë ngado që shkojmë e helmojmë dhe egërsojmë këtë shoqëri shqiptare.
Ngado që shkojmë pra, shkelim mbi nderin e hallexhinjve dhe i rrënojmë të gjitha vlerat njerëzore që kjo shqiptarë i kultivoi dhe i ruajti shekuj me radhë, duke mos lejuar që t’ia shkelin të huajt, por duke mos pandehur se ato do ia shkelnin bijtë e saj.
Por siç duket, ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut prej moti kemi shkelë mbi kufomën e vlerave tona kolektive dhe tani më nuk ka nga çka të turpërohemi, e as çka të na ndal kur para vetes shohim grazhdin e shtetit dhe kolltukun ministror.
Ndërkohë shumë dashamirë më pyesin se vallë nuk e shoh se shkrimet e mia nuk kanë asnjë ndikim, përpos që e shtojnë numrin e atyre që më shajnë?! Nuk jam aq i mençur, por jo as aq idiot sa të mos e di se asgjë më nuk mund ta ndalë rrugëtimin tonë drejtë degradimit të plotë.
E si mund të mos e di këtë kur shoh se të rinjtë e këtushëm shqiptarë ndjehen si banorë të përkohshëm të këtij vendi, e të cilëve aspak nuk u intereson as kush as si vendosë për fatin ton kolektiv?!
Por autori i këtij teksti din edhe diçka tjetër; shkrimi është mbëmendje dhe ai do mbetet edhe sikur Maqedonia të shndërrohet në shkretëtirë.
Siç e dinë se sa më shumë e heshtë të vërtetën që e ke para syshë, aq më pakë ka njeri në ty.
Më në fund, sikur të mos shkruanim për tragjedinë e Lubotenit, do vinte dita kur shumëçka do harrohej.
Siç do mund to harrohen edhe këto zgjedhje vendore kur banorët e këtij fshati dikush aq keq i manipuloi sa kërkoi nga ata ta votonin pasardhësin e atij që i vrau dhe masakroi.








