-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkesë Peleshit: Duam 150 minuta debat të hënën

Kryesoret

Në një shkresë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Gazment Bardhi shkruan se deputetët e opozitës duhen lejuar që secili të prezantojë pyetjet e tij për drejtuesit e institucioneve të pavarura.

Teksa ditën e hënë (27 tetor) në orën 10:00 pritet që të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend ku do të raportojnë drejtuesit e institucioneve të pavarura, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshit që të shmangë provokimin ndaj deputetëve të opozitës.

Në një shkresë drejtuar Peleshit, Bardhi shkruan se deputetët e opozitës duhen lejuar që secili të prezantojë pyetjet e tij për drejtuesit e institucioneve të pavarura.
Sipas Bardhit, çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjësim i të drejtave të opozitës parlamentare.

Ndërsa në fund, Bardhi i kërkon Peleshit që në ushtrim të përgjegjësive të tij, të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelljes së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit