Zv/ kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar pas qarkullimit të lajmit se është marrë nën hetim nga SPAK-u. Balluku ka publikuar një video duke udhëtuar me tren në Zvicër. U shfaq e qeshur, pa komentuar lajmet për SPAK-un.
“Me skuadrën e MIE dhe Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”- shkruan Belinda Balluku.
SPAK nën hetim Belinda Ballukun për shkelje tenderash, reagon Prokuroria e Posaçme









