-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qeveria fsheh pas shifrave një krizë të thellë ekonomike

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj ndryshimeve të fundit në buxhetin e shtetit, duke akuzuar qeverinë se po e përdor suficitin buxhetor për propagandë, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku tha se “shifrat që paraqet qeveria nuk tregojnë mirëmenaxhim, por mungesë transparence dhe keqprioritizim të fondeve publike”. Ajo shtoi se, ndërkohë që çmimet e ushqimeve dhe kostot e jetesës janë rritur, qeveria nuk po kthen të ardhurat nga taksat në mbështetje reale për qytetarët.

Sipas deputetes demokrate, ulja e fondeve për bujqësinë dhe pushtetin lokal po godet drejtpërdrejt fermerët dhe bizneset e vogla. “Në vend që të forcojë ekonominë prodhuese, qeveria po i orienton paratë drejt tenderave dhe projekteve me prapavijë elektorale,” deklaroi Tabaku.

Ajo akuzoi mazhorancën se për 13 vite ka ndjekur të njëjtën politikë ekonomike, e cila, sipas saj, ka sjellë rënie të prodhimit, rritje të varfërisë dhe humbje të besimit te shteti.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për shifra në letër, por për një buxhet që ndihmon jetën e tyre të përditshme. Ekonomia nuk matet me propagandë, por me mirëqenie,” përfundoi Tabaku, duke bërë thirrje për politika që mbështesin shtresat e mesme dhe prodhuesit vendas

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit