Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po i ndërpret menjëherë të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë, pas publikimit të një reklame që ai e cilësoi “provokuese dhe fyese” ndaj Shteteve të Bashkuara.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se reklama, ku shfaqej ish-presidenti Ronald Reagan duke folur kundër tarifave doganore, ishte sponsorizuar nga qeveria e Ontarios dhe synonte të ndikonte në një vendim të ardhshëm të Gjykatës së Lartë amerikane për ligjshmërinë e tarifave të reja.
Si reagim, Trump ka vendosur një tarifë 35% mbi importet kanadeze, megjithëse disa produkte që përfshihen në marrëveshjen tregtare USMCA do të përjashtohen.
Ky veprim pritet të tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen në një moment të ndjeshëm për politikën tregtare të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa pritet vendimi gjyqësor që mund të ndikojë drejtpërdrejt në autoritetin presidencial të Trump.








