Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, pasi ky i fundit tha se nuk është humbës ndaj nuk jep dorëheqje.
“Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale. Kjo është absurde.
Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe Likovë”, thonë nga VLEN.
Sipas VLEN-it për 20 vjet politika e Ali Ahmetit është ndërtuar në dy shtylla duke përmendur dy herë pushtetin.








