Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën inxhinierit Guri Dashi, 42 vjeç, në një kantier ndërtimi në fshatin Paulesh, Peqin.
Sipas policisë, viktima ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe ka humbur jetën në vend.
Pas hetimeve paraprake, është arrestuar Enver Hoxha, 64 vjeç, drejtues teknik i kantierit, i dyshuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Dyshohet se mungesa e masave të sigurisë ka çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore.









