Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për 35 nga 38 komunat e vendit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se në Prishtinë, Junik dhe Mamusha procesi ende nuk është përmbyllur, pasi ankesat për këto komuna janë në shqyrtim nga PZAP.
Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme, KQZ do të shpallë edhe rezultatet përfundimtare për tre komunat e mbetura.








