Kryeministri Edi Rama ka lavdëruar ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar rolin e tij në sfidat ndërkombëtare. Ai tha:
“Është një falënderim për Zotin që e shpëtoi. BE duhet të ndryshojë shpejt, duke reflektuar mbi zgjedhjen e Trump dhe përballë luftës në Ukrainë.”
Rama nënvizoi se Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare shpesh mungojnë në vendimmarrje të drejtpërdrejtë dhe duhet të tregohen më efektive dhe të sinqerta.








