Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për “Diellën dhe 83 fëmijët”, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik.
“Rama ushqen me lugë bosh një popull. Me teatralitete kërkon të mbajë në trans njerëzit që të harrojnë varfërinë dhe braktisjen e vendit,” – tha Shehu, duke shtuar se propaganda e tillë “ka efekt të shkurtër” dhe se qytetarët “do të çlirohen nga kjo katalepsi shkatërruese”.








