Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, sot në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës për krijim e Qeverisë Kurti 3, tha se nuk pres asgjë nga kjo seancë sepse ai nuk ka shumicë parlamentare.
Ai theksoi se sot do ti bie “perdja e mashtrimit” të qeverisë dhe do të ketë zgjedhje të reja.
Ndër të tjera ai shton se “deputetët e LDK-së janë të lirë të votojnë siç mendojnë, por thekson se deri më tani kanë deklaruar në vazhdimësi secili prej tyre se pa marrëveshje politike s’ka kuptim të jetë shumica”.
“Nuk pres asgjë. Punët e mira nuk lihen në ditën e fundit, por sot bie perdja e madhe e mashtrimit 8 mujor në të cilin mashtrim na është thënë vazhdimisht se numrat për formimin e qeverisë janë se ka shumicë se po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës.
Po shkojmë sipas të gjitha gjasave drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por sot le të shihet qartë ajo që kemi thënë gjithherë që bllokuesit e vërtetë janë ata që s’kanë arritur për asnjë moment të bëjnë një shumicë të thjeshtë me një marrëveshje politike siç i ka hije secilës parti politike”, tha Abdixhiku.








