Gola, spektakël, emocione dhe në fund sherr. El Clasico mes Realit të Madridit dhe Barcelonës që u mbyll 2-1 për Los Blancos kishte brenda gjithcka. Ndeshja u tensionua në fund.
Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohej nga fusha, kur shpërtheu kaosi. Nga ky moment kishte sherr masiv mes pankinave të Realit dhe Barçës.
Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Por, ekipet dhe stafet respektive duket se kishin lënë gjëra pa sqaruar dhe menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, skenat u përsëritën.
Policia ndërhyri sërish duke qetësuar situatën për të ndarë palët.








