-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj: Albin, trego veten, sa numra ke!

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti prezantoi sot qeverinë e re. Tha se nuk ka koalicion. Partitë opozitare e sfiduan që të tregojë veten dhe të matet me numrat. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se koha e fjalëve ka marrë fund. “Tani ju bëjmë ftesë që tash ta dëshmoni këtë përgjegjësi”, ka thënë ai.

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi se sot do të duhej të lindte thelbi i demokracisë, mazhoranca politike. “Në këtë mungesë njohjeje bazike të arsyes pse jemi mbledhur sot, dëgjuam një përmbledhje pune fiktive që e kemi krye në legjislaturën e kaluar.

Tani së paku minimalisht do të duhej të kishim dinjitet. Mungesa e këtij dinjiteti, ka sjell në shkelje të paimagjinueshme 48 herë të Kushtetutës së Kosovës. Mungesa e këtij dinjiteti ka sjell në situatën ku një deputet është edhe kryeministër e ministër”, ka thënë ai. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kurti nuk solli program në Kuvend.

LIVE-Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar (Lista e plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit