I ftuar në emisionin “5Pyetjet” nga Babaramo, zëvendëskryeministri Haki Abazi komentoi situatën ekonomike dhe politike në Kosovë, duke theksuar se politikat e Albin Kurtit kanë ndikuar negativisht në stabilitetin financiar dhe në raportet me aleatët politikë.
Ai foli gjithashtu për marrëdhënien e kryeministrit me presidenten Vjosa Osmani dhe ndikimin që kjo mund të ketë në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk merr dot kush kredi në Kosovë për shkak të Kurtit. Ai nuk ka asnjë marrëveshje me partitë e tjera dhe po vazhdon në rënien e tij të lirë. Taktika tjetër është Vjosa Osmani; momenti i orientimit mund të jetë vdekjeprurës për Kurtin. Mund të ndryshojë matematika politike. Ideja është që Vjosa Osmani do të largohet, dhe Kurti nuk mund t’i garantojë asaj një mandat të dytë. Nuk dua të them që vota ndikohet, por Albunela është një nga më të votuarat. Kosova u mbajt peng, edhe pse mund të drejtojmë gishtin edhe nga opozita,” tha Haki Abazi.








