Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, theksoi nga foltorja e Kuvendit të Partisë Socialiste respekton veçoritë e bashkëpunimit dhe nuk ndërhyn në hetime, përfshihen rastet e larta si zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Ai vlerësoi gjithashtu rezultatet e reformave në komentet e Prokurorisë së Posaçme.
“Ne socialistët nuk ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë, për më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë fjalën e vetë ende. Unë jam kallëzues në prokurori i një anëtari të ekipit tuaj dhe nuk kam folur kurrë dhe nuk do flas derisa të shprehen instancat e drejtësisë. Asnjë prej nesh nuk është këtu për të bërë avokatin e ndonjërit, edhe pse nuk na duket e drejtë. Prokuroria e Posaçme është pjesë më e suksesshme e reformës në drejtësi dhe pavarësia e drejtësisë nuk ka më kthim pas,” tha Balla.








