-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu, akuzat ndaj SPAK për laboratorin e Xibrakës: Ky që e dinte a nuk duhet hetuar për moskallëzim krimi?

Kryesoret

Pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kritikoi mënyrën se si është trajtuar çështja e laboratorit të Xibrakës. Ai pretendon se në këtë rast është i përfshirë Olsi Rama, por SPAK nuk ka vijuar hetimet.

“Unë ju pyeta pse nuk vazhduan hetimet, ju thatë nuk gjetëm gjë. Ju nuk keni marrë në pyetje personin që deklaronte publikisht se e di kush është personi në fjalë. Ja ku është (nxjerr videon e Ballës në parlament një vit më parë). Ky e di kush është, si e keni mbyllur dhe nuk e keni marrë këtë njeri meqë e dinte dhe ishte ministër i brendshëm. Ja ku e keni, merreni t’jua sqaroj. Ky që e dinte a nuk duhet hetuar për moskallëzim krimi? Pse nuk i bëtë hetimet, se ne e dimë se aty del shoku Olsi Rama dhe nuk preket. Minimalja duhej të merrej Taulant Balla, ka qenë ministër i brendshëm dhe nuk është marrë as kjo. Le të themi të vërtetën,” tha Balliu.

Balliu kërkoi nga SPAK që të kryejë hetime ndaj Taulant Ballës për moskallëzim krimi dhe akuzoi prokurorinë për mosveprim ndaj individëve të përfshirë në këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit