Gjatë raportimit të tij në Kuvend, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, për përfshirjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në çështjen e aeroportit të Vlorës.
Dumani sqaroi se çështja ndodhet ende në fazën e hetimit paraprak dhe për këtë arsye nuk mund të japë detaje:
“Unë nuk mund të jap, ju përmendët aeroportin e Vlorës, nuk mund të jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak.”
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së sekretit gjatë hetimeve dhe respektimin e procedurave ligjore.








