Një 59-vjeçar, me inicialet Sh. S., është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në magazinën pranë banesës së tij në fshatin Cakran, Fier.
Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë gjahu.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.








