-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florjan Binaj zbulon një lulishte me inerte në Tiranë: Këtu mbushesh me frymë lule llamarine e lulebetoni

Kryesoret

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, aktori Florjan Binaj, ka ndarë një video ironike në rrjetet sociale, ku denoncon ndotjen dhe gjendjen e mjerueshme të një hapësire publike në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara prej tij, shihet një shesh i mbushur me inerte në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, zonë nga e cila kalojnë çdo ditë mijëra qytetarë së bashku me fëmijët e tyre. Binaj thekson se ndotja në këtë hapësirë është alarmante dhe se situata reflekton mungesën e kujdesit të institucioneve bashkiake.

Me humorin që e karakterizon, ai e përshkruan vendin si një “lulishte” ndryshe:

“Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase, lule betoni, lule leshixhami, lule leshiguri.”

“Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi.”

Përmes këtij postimi, kandidati i pavarur synon të vërë në dukje problemet mjedisore dhe mungesën e hapësirave të gjelbra në Tiranë, duke përdorur humorin si mjet për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve ndaj realitetit urban të kryeqytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit